Gjesti dhe banorët e tjerë e ngatërrojnë Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit

  • A.P /
  • 19 February 2025 - 11:46
Gjesti dhe banorët e tjerë e ngatërrojnë Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit

Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ kanë marrë një surprizë të veçantë me veshje me simbole dhe figura historike shqiptare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një bluze e dhuruar për Gjestin, në të cilin ishin tre figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot Çerçiz Topulli.

Por Gjesti, duke parë figurat, kishte vështirësi të njihte Çerçiz Topullin.

Për shkak të stilit të animuar të vizatimit, ai e ngatërroi me Jezusin, duke ngjallur reagime dhe të qeshura mes banorëve, të cilët në kor nuk e ditën se kush ishte.

Image

(Kosova Sot Online)