Ja kujt i thotë Gjesti me ironi: Edhe Valbonës ia kam lypur…

  • A.P /
  • 20 February 2025 - 09:38
Ja kujt i thotë Gjesti me ironi: Edhe Valbonës ia kam lypur…

Përplasjet mes Gjestit dhe Vserlos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të tensionuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Vserlo hodhi dyshime mbi lidhjen e Gjestit dhe Eglit, duke sugjeruar se ata nuk janë çift dhe se lidhja e tyre është e sajuar.

Në përgjigje, Gjesti bëri një deklaratë të papritur dhe provokuese, duke thënë:

Unë do të dal me tri gra, sonte Valbonës ia kam lypur, me tri gra do të dal unë, si Don Zhuan

– një koment që shkaktoi reagime të ndryshme, kryesisht të qeshura, si brenda shtëpisë ashtu edhe tek publiku.

Debati mes tyre vazhdoi, me Gjestin që i përsëriti Vserlos se nuk do të mund të merrte asnjë grimcë vëmendjeje nga ai, duke e theksuar se ai është figura më e spikatur e spektaklit. Tensionet mes tyre janë gjithnjë e më të thella, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky raport do të përshkallëzohet më tej apo do të kalojë në një marrëdhënie më të qetë në episodet e ardhshme të spektaklit.

Image

(Kosova Sot Online)