
Lexoni edhe:
Gerta edhe pse i hodhi alkool në sy thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit
Gjatë një loje ne shishe në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Gjesti u pyet nga Danja nëse do t’ia kthente ish-partneres së tij, Xheneta Fetahu, të njëjtën mënyrë nëse ajo do të hynte në këtë format, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Artisti theksoi se nuk është person që do të shkelte një grua, dhe se, përkundrazi, do të bëntë që ajo të vuante në një mënyrë tjetër.
Me këmbë nuk do ta shkelja kurrë. Nuk do t’ia ktheja me të keq, siç më ka bërë mua, por do ta shtija me të mirë që të vuante
Sa i përket mundësisë që Xheneta të hyjë në “Big Brother VIP”, ai theksoi se nuk do të dëshironte që ajo të merrte pjesë në këtë format.
Gjesti ka folur edhe më parë për keqtrajtimin që ka përjetuar nga Xheneta gjatë kohës që ishte pjesë e një formati më parë.
(Kosova Sot Online)