Gjesti deklarohet pasi tentoj të largohej nga BB VIP: Pata një moment shumë të vështirë

  • A.P /
  • 27 February 2025 - 09:34
Gjesti deklarohet pasi tentoj të largohej nga BB VIP: Pata një moment shumë të vështirë

Pas leximit të zarfit të zi në Big Brother VIP Albania, i cili konfirmoi shkeljen e rëndë të rregullave nga Gjesti, reperi nga Peja është deklaruar për herë të parë mbi veprimin e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ai pranoi se kishte kaluar një moment të vështirë emocional, duke përmendur se ndjehej i ngarkuar nga dy persona brenda shtëpisë, ndonëse nuk i përmendi me emër.

“E pata një moment të vështirë, jam duke marrë ngarkesë të madhe prej dy personave brenda që s’po ma kupton askush. E di që kam thyer rregulla, i kërkoj falje Vëllait të Madh. Edhe krejt publikut që ndoshta është shqetësuar për gjendjen time, por mirë jam. Pata një moment shumë të vështirë”, u shpreh ai.

Zarfi i zi, i cili u lexua nga Kelly, konfirmoi se Gjesti kishte kaluar murin e oborrit dhe ishte rikthyer brenda nga Vëllai i Madh, i cili siguroi se ai nuk kishte pësuar asnjë lëndim.

(Kosova Sot Online)