
Lexoni edhe:
Takimi i fundit mes lotësh i Gjestit dhe Eglit do t'ju emocionojë
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e Eglit, një nga banoret e “Big Brother Vip”, e cila ka shkaktuar reagime të shumta dhe diskutime në lidhje me shëndetin mendor. Gjatë një bisede të natës me disa prej banorëve në dhomën e gjumit, ajo kishte ndarë një moment të ndjeshëm, duke treguar se ka rifilluar përdorimin e antidepresantëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Takimi i fundit mes lotësh i Gjestit dhe Eglit do t'ju emocionojëLexoni edhe:
“Kur kam ardhur në fillim e kam lënë tabletën e sedoksilit, mjekimeve që kam përdorur për ankthin, për mendjen, dhe i kam lënë këtu vetëm për ndonjë rast. Nuk e dija kurrë sepse po provoja një gjë të tillë që s’e kisha provuar dhe kisha shumë frikë emocionalisht. Nuk e kam pirë këtu një herë, tani po e pi shumë shpesh sepse nuk po ndjehem mirë”, tha Egli.
Kjo deklaratë e saj, e cila thekson një aspekt të rëndësishëm të shëndetit mendor.
Rikthimi në përdorimin e antidepresantëve nga ana e Eglit ka sjellë një diskutim të gjerë mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe sfidat me të cilat përballen individët në situata stresuese.
Por si u leju Egli të hyne në Big Brother Vip duke marr për bazë situatën e saj?
(Kosova Sot Online)