Gjesti dënohet në Big Brother Albania Vip vetëm pse hodhi dy vezë

  • A.P /
  • 12 March 2025 - 08:48
Gjesti dënohet në Big Brother Albania Vip vetëm pse hodhi dy vezë

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një vendim për Gjestin.

 

Për këtë arsye, banori do të shkojë automatikisht në nominimin e radhës.

Vëllai i Madh i ka dhënë një tjetër dënim Gjestit, i cili duhet ta zbatojë gjatë ditëve në vijim.

Sipas dëbimit, Gjesti duhet të vishet si pulë dhe të kujdeset për vezët e t’i ngrohë ato.

 

Pa humbur kohë, banori ka veshur kostumin duke nisur kështu me kryerjen e dënimit.

Ndër të tjera, moderatori i “Big Brother VIP” njoftoi se çfarë do të ndodhë në shtëpi gjatë javës.

Duke nisur që nga nesër do të duhet të zbatohet loja e mosreagimeve.

Banorët nuk duhet të reagojnë në asnjë moment, kur në shtëpi të hyjnë situata, njerëz ose kafshë.

Nëse ata do të reagojnë, pritet që të ulet çmimi i madh.

Image

(Kosova Sot Online)