Gjesti ‘godet’ Xhenetën: Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend

  • A.P /
  • 14 March 2025 - 15:21
Gjesti ‘godet’ Xhenetën: Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend

Xheneta Fetahu, iu bashkua mbrëmë shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 si pjesë e sfidës së mos-reagimeve, ku banorët nuk duhej të tregonin asnjë emocion ndaj hyrjes së saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Xheneta fillimisht u shfaq në oborr, më pas shkoi në lavanderi, ku Gjesti po flinte. Kur u përballën, tensionet nuk munguan. Teksa ishin në oborr, me ngacmimet e Joz Markut, situata u ndez edhe më shumë. Në një moment, Gjesti lëshoi një koment thumbues që duket se i drejtohej Xhenetës: “Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend.”

Rikujtojmë që Gjesti ka shprehur më herët se është ndier i lënduar nga Xheneta dhe se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar në termat më të mirë.

Image

(Kosova Sot Online)