Gjesti - Eglit: Filma me mu jo, kurrë sytë mos t’i pafsha

  • A.P /
  • 18 March 2025 - 14:30
Gjesti - Eglit: Filma me mu jo, kurrë sytë mos t’i pafsha

Kryefjala e Big Brother Albania Vip, Gjesti po vazhdon me energjinë dhe pozitivitetin në shtëpi, pavarësisht rrethanave të krijuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Hyrja e Egli Takos duket se nuk e ka penguar në lojë, ndonëse u fut komplet ndryshe e me një qasje tjetër edhe naj banorit.

Ai ka kërkuar të sqarohet me të, ndonëse konkurrentja dukej e ftohtë dhe hidhte vazhdimisht kunja.

Së fundmi ai shihet duke lëvizur në oborrin e shtëpisë, teksa flet me veten, e hedh deklarata.

“Ke dashur të bësh filma, filma me mu jo. Zoti është një. Hajt ti”, tha ai fillimisht.

Gjesti më pas shtoi: “Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur, vetë do të vdes”.

Egli qëndroi për nëntë ditë jashtë shtëpisë, ku u informua për të gjitha ngjarjet, e më pas u kthye në shtëpi.

 

 

(Kosova Sot Online)