Gjesti - Valbonës: Ti je shpirt, lum ai që të merr

  • A.P /
  • 19 March 2025 - 12:09
Gjesti - Valbonës: Ti je shpirt, lum ai që të merr

Gjesti ka bërë batuta me Valbonën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa banori i kërkoi një jastëk dhe diçka për t’u mbuluar, gazetarja vendosi që t’ia jepte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ti je shpirt, ti vetë yll je. Lum ai që të merr”, thotë Gjesti, duke shkaktuar të qeshura mes Danjës dhe Eglit, të cilat flenë bashkë në një krevat.

 

“Lum ai që të meriton ty. Unë të meritoj, po ti me Laertin po do të ikësh. Do me shkuar me Laertin, ok shko. Ti e di se ta bëj jetën të lumtur”, vijon ngacmimet banori me Valbonën.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Ti je shpirt, ti vetë yll je. Lum ai që të merr

Valbona: Normale

Gjesti: Lum ai që të meriton ty. Unë të meritoj, po ti me Laertin po do të ikësh. Do me shkuar me Laertin, ok shko. Ti e di se ta bëj jetën të lumtur

Valbona: Shumë

Gjesti: Ti e di se vetëm me qeshë të bëj

Valbona: Paske me më nderuar

Gjesti për Danjën dhe Eglin që qeshin: Si qeshin prej zorit, si me ju dhemb dhëmbi.

(Kosova Sot Online)