
Lexoni edhe:
Gjesti thyen rekord, 150 ditë deri tani në Big Brother Vip, pretendent kryesor për të fituar
Një ndër debatet më të forta në “Big Brother VIP 4” ka ndodhur mes Eglit dhe Gjestit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti e akuzon banoren se është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të rregulluar imazhin e saj dhe për të ulur të tij.
“Do me ardhë me më njollosur prej jashtë ça ke parë ti, nuk të ka pëlqyer vetja atje jashtë dhe erdhe me më gjuajtur mua, me rregulluar imazhin dhe me më ulur poshtë, kurrë në jetë”, i tha këngëtari.
Egli i thotë se nuk është kjo arsyeja dhe pse Gjesti nuk e beson. E pyetur se pse ka ndryshuar totalisht sjellje nga para se të dilte nga BBV 4, banorja iu përgjigj:
“Se e di unë se si i kam gjetur ata dy prindërit e mi jashtë dhe se si e kam parë veten time kur kam dalë nga kjo shtëpi”.
(Kosova Sot Online)