Granit Xhaka mbështet publikisht Gjestin, e quan kampion

  • A.P /
  • 24 March 2025 - 09:00
Granit Xhaka mbështet publikisht Gjestin, e quan kampion

Edicioni i Big Brother VIP Albania po shkon drejt gjysmëfinales, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas rreth 150 ditësh izolim, Gjesti ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shikuesve dhe po shihet si konkurrenti më i fortë të këtij edicioni.

 

Përveç mbështetjes nga publiku, ai ka tërhequr vëmendjen dhe simpatinë edhe të figurave të njohura, përfshirë personalitete nga sporti dhe arti.

Një ndër ta është kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe futbollisti i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, i cili nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht përkrahjen e tij për Gjestin.

Në postimin e fundit të këngëtarit, Xhaka ka reaguar duke e quajtur atë “kampion” duke vendosur një emoji të medaljes me numrin një, si dhe një tjetër me duartrokitje, duke lënë të kuptohet se është një mbështetës i madh i tij.

Image

(Kosova Sot Online)