Prokuroria kërkon 3 vjet burgim për Antonela Berishën dhe motrën e saj

  • A.P /
  • 26 March 2025 - 12:00
Prokuroria kërkon 3 vjet burgim për Antonela Berishën dhe motrën e saj

Prokuroria e Tiranës dha këtë të hënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar dënim me 3 vjet burgim për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën “arrest në shtëpi”. Nëse shpallet fajtore, pasi është kërkuar gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të zbresë në 2 vjet burgim.

Ndërkohë, për Antonela Berishën, prokurori ka kërkuar 3 vjet shërbim prove, i cili gjithashtu mund të zbresë në 2 vjet në rast të një gjykimi të shkurtuar.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Image

(Kosova Sot Online)