
Lexoni edhe:
Çfarë do të ndodh me Gjestin dhe Eglin pas padrejtësive që po ju bëhen?
Tashmë është zbuluar se kush është finalisti i dytë i “Big Brother VIP” pas një televotimi të hapur mes Eglit dhe Laertit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Çfarë do të ndodh me Gjestin dhe Eglin pas padrejtësive që po ju bëhen?Lexoni edhe:
Me hapjen e zarfit të kuq u zbulua se finalisti i dytë do të jetë Laerti por publiku po e konteston duke e konsideruar se i njejti e ka pasur të sigurt finalen dhe i është premtuar qysh në fillim
Finalistja e parë u zgjodh Rozana me metoden e njejtë, pas një përballje me Gertën.
Kujtojmë se në një moment, i ndodhur jashtë në pishinë, Gjesti është shprehur me fjalët “Allahu Ekber”, fjalë të cilat të përkthyera në shqip do të thojnë Zoti është më i madhi dhe. këto fjalë janë të shenjta për të gjithë muslimanët.
Laerti pasi ka dëgjuar këto fjalë i është hakërryer menjëherë Gjestit shumë ashpër.
“Përse thua Allahu Ekber? E di kush e thotë atë fjalë? Ato fjalë i thonë veç ato që presin kokat”, është shprehur aktori, duke ofenduar kështu rëndë të gjithë besimtarët muslimanë për të cilët ato fjalë janë të shenjta.
(Kosova Sot Online)