Vetëm edhe dy vende të lira në finale, vëmendja te Gjesti për ta votuar të gjithë

  • A.P /
  • 09 April 2025 - 11:14
Vetëm edhe dy vende të lira në finale, vëmendja te Gjesti për ta votuar të gjithë

Vetëm 4 banorë do të mund të prekin nga afër ethet e finales pas një rrugëtimi të gjatë plot me sfida, debate të forta e ironi. Lajmi është bërë i ditur nga moderatori i spektaklit, Ledion Liço, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në televotimin e hapur për GJESTIN, Danjën, Eglin, Gertën, Jozin dhe Loredanën, publiku ka mundësinë të vendos për fatin e banorëve në lojë, duke zgjedhur dy finalistë.

 

Cilin prej tyre dëshironi të dërgoni në FINALE?

Mund të votoni kudo ku ndodheni, me SMS në 56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova, në website e https://voto.top-channel.tv/ apo nëpërmjet aplikacionit MyvodafoneApp.

Emrat e fituesve do të zbardhen në spektaklin e të shtunës, në gjysëmfinalen e sezonit të katërt të “BBV”. Me përzgjedhjen e dy banorëve, katër të tjerët do të lënë shtëpinë të shtunën. Ndërkaq, më 19 prill do të jetë finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”.

 

(Kosova Sot Online)