
Lexoni edhe:
Familja e Gjestit reagon pas incidentit: Jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër
Në mesin e një situate të tensionuar dhe tronditëse, që ndodhi live gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku ishte reagimi i Rozana Radit, finaliste e këtij edicioni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ndryshe nga Gerta, e cila u trondit dhe bërtiti, apo Egli, që vrapoi menjëherë për të kërkuar ndihmë nga produksioni pas momentit kur Jozi goditi me shuplakë Gjestin, Rozana qëndroi krejtësisht e qetë.
Në pamjet që u transmetuan, ajo shihet duke ndjekur situatën pa ndonjë reagim të theksuar emocional – thjesht shikonte në heshtje, edhe pse Gjesti përfundoi në tokë pas goditjes.
(Kosova Sot Online)