Kjo është gjendja e Gjestit pas sulmit fizik që ju bë në 'Big Brother VIP Albania'

  • A.P /
  • 14 April 2025 - 12:38
Kjo është gjendja e Gjestit pas sulmit fizik që ju bë në 'Big Brother VIP Albania'

Pas incidentit të rëndë që ndodhi në natën gjysmëfinale të Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku (Jozi) goditi fizikisht artistin Besart Klemendi (Gjesti), ky i fundit është shfaqur për herë të parë me pasoja të dukshme fizike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas pamjeve të publikuara në faqen zyrtare të reality-show-t, Gjesti shihet me sy të ënjtur dhe shenja në fytyrë, si pasojë e sulmit që ndodhi para kamerave dhe publikut mbarëkombëtar. Poashtu është ankuar se ka probleme me dëgjim.

 

Edhe pse gjendja e tij shëndetësore raportohet si e mirë, gjurmët e dhunës janë të dukshme, duke ngritur shqetësime të shumta për sigurinë e banorëve brenda shtëpisë.

Pas këtij episodi të paprecedentë, rrjetet sociale janë përmbytur me mesazhe përkrahjeje për Gjestin.

Qytetarë, figura publike dhe fansa të reality-show-t kanë reaguar fuqishëm, duke dënuar aktin e dhunës dhe duke i qëndruar afër artistit të njohur përmes komenteve, postimeve dhe thirrjeve për drejtësi.

Ky incident ka ndezur një debat të gjerë publik mbi përgjegjësinë e produksionit për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien emocionale të pjesëmarrësve, veçanërisht në momentet kur tensionet brenda lojës kalojnë kufijtë e tolerancës dhe shpërthejnë në agresion fizik. 

(Kosova Sot Online)