
Lexoni edhe:
Sonte kemi dasëm në 'Big Brother Albania Vip', martohen GJESTI dhe EGLI
Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur në spektaklin “Big Brother Albania VIP” ku pas shpalljes së eliminimit të tij nga shtëpia, ish-banori Jozefin Marku humbi kontrollin dhe goditi rëndë me shuplakë artistin Gjesti, në një moment që u transmetua drejtpërdrejt në ekran dhe që është kthyer në temë të nxehtë në opinionin publik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sonte kemi dasëm në 'Big Brother Albania Vip', martohen GJESTI dhe EGLILexoni edhe:
Pamjet e incidentit kanë përhapur një valë të fortë reagimesh në rrjetet sociale, me ndjekës të shumtë që kërkojnë masa të ashpra ndaj dhunës në formate televizive. Ky veprim ka rihapur diskutimin mbi etikën e spektakleve “reality” dhe kufijtë e tolerancës për sjellje agresive para publikut.
Ndaj këtij akti vandal ka reaguar artistja e njohur Adelina Ismaili, e cila përmes një postimi në rrjete sociale shprehu solidaritetin e saj me reperin Gjesti.
“E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia. Gjesti, ti je fituesi i zemrave tona”, ka shkruar Ismaili.
(Kosova Sot Online)