Ja kush ishin të ftuarit që morën pjesë në dasmën e Gjestit dhe Eglit

  • A.P /
  • 15 April 2025 - 07:40
Ja kush ishin të ftuarit që morën pjesë në dasmën e Gjestit dhe Eglit

Një tjetër dasmë ka ndodhur në Big Brother Albania  VIP 4, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nisur nga kërkesa e Gjestit, Vëllai i Madh organizoi një dasmë tradicionale për të dhe Eglin.

 

Shumë ish-banorë si Loredana, Valbona, Tiri, Livia, Klajdi morën pjesë në këtë ceremoni si të ftuar, ndërsa dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kishin rolin e dëshmitarëve.

Ai që i kurorëzoi ishte pikërisht moderatori i këtij programi, Ledion Liço, i cili shpalli burrë dhe grua Eglin e Gjestin pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit.

Pasi shkëmbyen puthjen e tyre, filloi muzika, me dy artistët e mirënjohur, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët “ndezën” atmosferës e dasmës me këngët e tyre.

(Kosova Sot Online)