Mesazhi që Valbona i la Gjestit në dasmë: Mos u kthe pa kurorë

  • A.P /
  • 15 April 2025 - 11:00
Mesazhi që Valbona i la Gjestit në dasmë: Mos u kthe pa kurorë

Dasma e Gjestit me Egli Takon në Big Brother VIP Albania 4, është kryefjalë në media, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të ftuar kanë qenë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, e disa ish-konkurrentë të këtij formati.

Ata kanë kërcyer e janë argëtuar me njëri-tjetrin, ku performoi Remzie Osmani së bashku me të vëllanë, Nexhatin.

Valbona Mhilli në një moment i uroi Gjestit fitore dhe i tha që të mos kthehet pa kurorë.

Para se të dilte, gazetarja kishte rregulluar raportet me Gjestin dhe po shoqërohej vazhdimisht.

Finalja e madhe e këtij reality shou do të mbahet të shtunën (19 prill).


(Kosova Sot Online)