Ish-banori i bën horë Rozanën dhe Laertin: E panë të shtrirë Gjestin pas godtijes së pabesë nga Jozi dhe nuk vajtën për ta ndihmuar

  • A.P /
  • 17 April 2025 - 10:00
Ish-banori i bën horë Rozanën dhe Laertin: E panë të shtrirë Gjestin pas godtijes së pabesë nga Jozi  dhe nuk vajtën për ta ndihmuar

Në ‘Fan Club’ së fundmi ish-banorët kanë diskutuar të gjitha dinamikat e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-konkurrenti Gert Ferra ka hedhur akuza të rënda në drejtim të finalistëve: Laert Vasili dhe Rozana Radi.

 

Ai kujtoi ngjarjen e së shtunës, ku Jozi goditi Gjestin, teksa të njëjtit vetëm po shikonin.

 

Aktori shqiptar thekson se dyshja kanë humbur sensin njerëzor në këtë reality shou.

“Dua të iu rikujtoj të gjithëve juve kur po flisnim për Laertin të kujtoni vetëm një sekuencë të vogël që ndodhi të shtunën në darkë kur ai djali i vogël ishte i shtrirë në tokë dhe Laerti kruhej mes të gjithëve bashkë me Rozana Radin”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Për mua është ai njeri që e pa atë të rrëzuar të rrënuar dhe nuk vajti t’i vinte një dorë çfarë do të flasim më shumë kur kemi humbur sensin njerëzor të gjithë asaj që flasim që Big Brotheri lë si mesazh në fund të fundit. Ishte momenti të thoshte fjalën e vet, të merrte qëndrimin, të cilin nuk e pamë për asnjë moment në atë shtëpi”.

Finalja e madhe e Big Brother vlen të ceket se do të jetë të shtunën (19 prill).

(Kosova Sot Online)