Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë derisa Egli dhe Rozana përloten

  • A.P /
  • 19 April 2025 - 10:51
Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë derisa  Egli dhe Rozana përloten

Përpara finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, emocionet kanë kapluar shtëpinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

.

 

Dy prej finalisteve, Egli dhe Rozana, janë parë të përlotura, duke mos e fshehur dot trishtimin për fundin e këtij kapitulli të paharrueshëm.

Egli nuk i përmbajti dot emocionet dhe u shfaq duke qarë pa ndalur. Pak çaste më pas, Gjesti iu afrua dhe në një moment prekës, nisi të këndojë këngën “S’kena me u pa më bashkë” – si një reflektim i ndjenjave që po përjetonin të gjithë.

Në atë çast, edhe Rozana u pa me lot në sy, duke e kthyer skenën në një nga momentet më prekëse të këtij edicioni.

(Kosova Sot Online)