GJESTI fiton me plot meritë 'Big Brother Albania Vip 4' në zemër të Tiranës

  • A.P /
  • 20 April 2025 - 02:15
GJESTI fiton me plot meritë 'Big Brother Albania Vip 4' në zemër të Tiranës

Pas rreth katër muajsh, me shumë emocione, dinamika dhe ngjarje që “mbërthyen” publikun shqiptar para ekranit, mbyllet sot rrugëtimi i sezonit të katërt të “Big Brother Albania Vip” që theu çdo rekord, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Protagonist kryesor i këtij edicioni që nga dita kur hyri e gjër në ditën e fundit të finales ishte artristi nga Kosova Besart Kelmendi - Gjesti i cili mbërtheu publikun shqiptar para ekranit.

 

GJESTI sonte  triumfoj në zemër të Tiranës, dhe fitoj me plot meritë 'Big Brother Albania Vip 4'.

Me një lojë të ndërtuar me strategji, karizëm dhe autenticitet, Gjesti ka arritur të fitojë zemrat e publikut shqiptar anemabanë botës që nga dita e parë e hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kjo është hera e parë e ndoshta dhe e fundit që një shqiptar i Kosovës, arriti të fitoj pas shumë peripecive e padrejtësive deri në ekstrem 'Big Brother Albania Vip 4', shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjesti me vetëm 24 vjet ka bërë revulucion duke thyer rekord botëror.

(Kosova Sot Online)