
Lexoni edhe:
Gjestin pas triumfit do ta shohim me një paraqitje tjetër televizive
Laert Vasili ishte një ndër finalistët e sezonit të katërt të “Big Brother Vip”, së bashku me Egl, Rozanën dhe Gjestin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dhe duket se me këtë të fundit, i cili u shpall dhe fitues, hatërmbetjet e Laertit janë të mëdha. Në një intervistë në “Shqipëria Live”, Laerti ka ironizuar Gjestin duke thënë se ka bërë gjithçka në shtëpi dhe prandaj e meritoi fitoren. Nga ana tjetër, ai e cilësoi fituesin si një “analfabet funksional”.
Gjestin pas triumfit do ta shohim me një paraqitje tjetër televiziveLexoni edhe:
“E meritoi në mënyrë absolute fitoren. Shkatërroi gjithë shtëpinë, e vërtetë është, hodhi në erë të gjitha marrëdhëniet aty brenda, çoi një vajzë në gjendje të rënduar… domethënë bëri gjithçka. Dhe formati, mesa duket, duhet që të bësh gjithçka. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe finale përballë një analfabeti funksional, me të cilin nuk ke si të përballesh. Një njeri që ngatërron Jezusin me Çerçiz Topullin nuk ke çfarë ti thuash, kur thotë se Bullgaria është kryeqyteti i Maqedonisë… çfarë të të them unë.. Prandaj është më mirë ajo që thotë ‘Natën e mirë!’”– tha Laerti.
(Kosova Sot Online)