
Lexoni edhe:
Gjesti dhe Egli janë kryefjalë në shoubiz, edhe jashtë 'Big Brother VIP'
Fero, ka ndarë një moment shumë të ndjerë në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, Nina. Ai ka bërë një postim emocional në “Istagram”, ku zbulon se ka 8 muaj që nuk ka mundur që të jetë pranë së bijës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti dhe Egli janë kryefjalë në shoubiz, edhe jashtë 'Big Brother VIP'Lexoni edhe:
E sipas tij, kjo ndarje është e padrejtë. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, nuk nguron të shprehë hapur frustrimin e tij ndaj sistemit dhe institucionet që, sipas tij, po heshtin përballë një situate të padrejtë që po e privon nga lidhja me vajzën.
Kujtojmë që pas ndarjes së bujshme me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, marrëdhëniet mes çiftit nuk kanë qenë aspak të qeta. Edhe pse Arbenita jeton aktualisht me vajzën, Fero është shprehur në disa raste se ka pasur vështirësi për të pasur kontakt me Ninën.
(Kosova Sot Online)