Laerti nuk pajtohet dot me humbjen, i thotë Gjestit: Do Zoti mëson shqip

  • A.P /
  • 28 April 2025 - 10:26
Laerti nuk pajtohet dot me humbjen, i thotë Gjestit: Do Zoti mëson shqip

Spektakli Post Big Brother VIP Albania ka sjellë përplasje të ashpra mes fituesit të edicionit, Gjesti, dhe aktorit Laert Vasili, pas deklaratave të këtij të fundit në një intervistë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjesti iu drejtua Laertit duke i thënë: “Kot nuk e kam fituar, nuk kemi qenë në fakultet, kemi qenë në Big Brother. Kurrë gjë s’më ka ardhur falë. Kam hequr me shpirt aty brenda. Unë e kam merituar o vëlla”.

 

Por, Laerti reagoi me ironi: “E kupton fituesin absolut!? Mirëmbrëma. Gjithçka që bërë në shtëpi, thuaj një faleminderit”.

Ndërkohë Gjesti çohet t’i japë një pije, Laerti shtoi: “Boll bëre karagjozin. Që natën e parë që prishe gjumin banorëve”.

Në përgjigje, Gjesti tha: “Çka ankohesh o burrë?”, ndërsa Laerti iu kundërpërgjigj: “Isha në Prishtinë. Meqë nuk kupton s’ka rëndësi, rëndësi ka që fitove”.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjesti insistoi: “Thuaje që e meritova, leje tash o vëlla, mos u anko”.

Laerti shtoi: “Unë nuk po ankohem”.

Debati vijoi me tensione, ku Gjesti tha: “Tërë jemi ngushtë, nuk je veç ti. Çka të bëjmë?”, ndërsa Laerti ia ktheu: “Ti ta gëzosh fitoren, do Zoti mëson dhe shqip”.

Përplasja mori ton më personal kur Laerti i tha: “Po shqip, do Zoti mëson.

Por Gjesti ua dha përgjigjen e merituar: Nuk jemi kanë në fakultet por në Big Brother Albania Vip, tash folni sa të doni poshtë e përpjetë.

(Kosova Sot Online)