Gjesti e zbulon a ka pasur intimitet mes tij dhe Eglit

  • A.P /
  • 29 April 2025 - 07:53
Gjesti e zbulon a ka pasur intimitet mes tij dhe Eglit

Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti, pas fitores së madhe dhe çmimit prej 100 mijë eurosh në natën finale të 19 prillit,  ishte i ftuar special në emisionin e humorit “Portokalli”, ku u përball me një pyetje provokuese nga aktori Visjan Ukcenaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

I njohur për humorin e tij, Visjani, në rolin e “Minionit”, e pyeti: “Bëre gjë me Eglin tani që dole”?

Reagimi i Gjestit: “U kry”! Erdhi si një konfirmim i fortë mbi afrimin e tij me Eglin, duke shkaktuar të qeshura në sallë dhe një atmosferë të ngrohtë mes fansave dhe shikuesve.

Ky moment shënoi një hap të ri në jetën e tij sociale, që pas aventurës së famshme në “BB VIP”.

Image

(Kosova Sot Online)