Dua Lipa lajmërohet nga ky vend glamuroz

  • A.P /
  • 30 April 2025 - 13:20
Dua Lipa lajmërohet nga ky vend glamuroz

Dua Lipa, 29 vjeçe, rrëmbeu vëmendjen në New York teksa mori pjesë në Gala-në e 50-të të Chaplin Award, në nder të regjisorit të njohur spanjoll Pedro Almodóvar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtarja kosovare u shfaq pa reçipeta në një fustan gjysmë-transparent ngjyrë kafe, që zbulonte elegant trupin e saj dhe një tanga të zezë të dukshme poshtë veshjes. Me taka të larta dhe grim me nuanca bronzi, Dua e përmbylli paraqitjen me flokët e lëshuara në onde natyrale.

Gala-ja u zhvillua nga organizata “Film at Lincoln Center” dhe shërben si ngjarja kryesore për mbledhje fondesh në ndihmë të aktiviteteve edukative dhe artistike, përfshirë edhe Festivalin e Filmit në Nju Jork.

Image

(Kosova Sot Online)