Dua Lipa lajmërohet nga Manhattan

  • A.P /
  • 06 May 2025 - 13:00
Dua Lipa lajmërohet nga Manhattan

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen në Manhattan gjatë një takimi me të fejuarin Callum Turner, duke u shfaqur me një fund transparent nudo mbi një kostum të zi elegant, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

29-vjeçarja e kombinoi veshjen me një pallto gri të gjatë dhe një çantë të kuqe të markës Alaïa, duke shtuar një prekje ngjyrash luksoze.

 

Me flokët e kapur në një topuz elegant dhe taka me shkëlqim, ajo u shfaq me një stil modern dhe të sigurt.

 

Ndërkohë, Callum, 34 vjeç, kishte zgjedhur një kostum të gjelbër për daljen publike.

Çifti u lidh në janar 2024 dhe thuhet se janë fejuar në fund të vitit, ndonëse vetëm së fundmi kanë filluar të shfaqen më shpesh bashkë në publik.

Më herët, gjatë qëndrimit në Zelandën e Re si pjesë e turneut të saj, Dua ndau momente nga netët e saj të lira në Auckland, duke treguar figurën e saj me veshje të guximshme.

Në skenë, ajo elektrizoi publikun me një performancë plot energji, duke kombinuar kostume të rafinuara si korse sateni, geta rrjetë dhe çizme argjendi, për të kulmuar me një duet surprizë me këngëtarin Neil Finn në hitin “Don’t Dream It’s Over.

Image

(Kosova Sot Online)