Dua Lipa, po tërheq vëmendjen me pasionin e saj

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 12:05
Dua Lipa, po tërheq vëmendjen me pasionin e saj

Dua Lipa po tërheq sërish vëmendjen, por këtë herë jo me muzikën e saj, por me pasionin e saj të madh për librat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Klubi i librave online i Dua Lipës është bërë një fenomen i vërtetë. Pas suksesit të tij, intervistat e saj me autorë të njohur, përfshirë fitues të çmimit Pulitzer, po tërheqin gjithnjë e më shumë fansa të rinj.

‘Klubi i Librave i Dua Lipës’ po rritet me shpejtësi dhe po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, ndërsa intervistat me shkrimtarë të njohur po sjellin një audiencë të re dhe entuziaste.

Këtë fenomen e ka trajtuar së fundmi edhe media prestigjioze, The Guardian, e cila ka nxjerrë në pah një video të postuar në YouTube që ka mbledhur mbi një milion shikime për vetëm disa javë.

Ajo që e bën Dua Lipën një intervistuese të shkëlqyer është se ajo lexon ashtu siç dëshirojnë vetë autorët: me pasion, përkushtim dhe ndjenjë, duke krijuar një lidhje të fortë me librat dhe lexuesit.

Image

(Kosova Sot Online)