
Lexoni edhe:
Vesa Luma i del në krahë Big Bastës: Jam krenare për të
Artisti i njohur Gjesti ka dhuruar një mbrëmje të paharrueshme për shqiptarët në Austri, duke ndezur skenën e qytetit Linz me një performancë plot energji dhe atmosferë elektrizuese, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Ky koncert shënon edhe fillimin e turneut të tij muzikor në Europë.
Vesa Luma i del në krahë Big Bastës: Jam krenare për tëLexoni edhe:
Para një salle të mbushur me fansa entuziastë, Gjesti interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura si Vallah, Alo Princesha, Beba dhe të tjera këngë që publiku i priti me brohoritje dhe duartrokitje të vazhdueshme.
Energjia e tij, komunikimi me publikun dhe atmosfera festive krijuan një lidhje të veçantë mes artistit dhe fansave që e ndoqën nga afër. Gjesti tregoi edhe një herë se është një ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare moderne.
Për më shumë nga kjo mbrëmje spektakolare, mund të ndiqni videon nga koncerti në Linz.
(Kosova Sot Online)