
Lexoni edhe:
Me Gjestin ka puls edhe Vjena e Austrisë
Dua Lipa po vjen në Sunny Hill Festival 2025 – për një performancë të paharrueshme në skenën kryesore të festivalit më të madh të muzikës në rajon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Si pjesë e turneut të saj botëror “Radical Optimism”, Dua do të ndalojë edhe në Prishtinë. Kryeqyteti do të jetë destinacioni i vetëm në Evropën Juglindore ku artistja me famë botërore do të perfomoj.
Me Gjestin ka puls edhe Vjena e Austrisë Lexoni edhe:
Pas rekordeve të njëpasnjëshme në skenat më prestigjioze, nga Glastonbury tek Royal Albert Hall, dhe pasi ka mahnitur tashmë publikun në Melbourne, Madrid e gjitha kryeqytetet më të mëdha botërore, Dua Lipa do të sjell hitet dhe energjinë e saj unike në Sunny Hill, që mbahet nga 1 deri më 3 gusht.
Prishtinë, ky është momenti! Bëhuni gati për një edicion si asnjëherë më parë të festivalit Sunny Hill, me plot artistë botërorë dhe lokal, emrat e të cilëve do të zbulohen së shpejti.
Pëveç Dua Lipës, Festivali ka konfirmuar edhe performancën e PEGGY GOU (DJ Nr.1 në botë në Top 100 DJ të DJ Mag 2023). E njohur për himnin e saj veror “(It Goes Like) Nanana”, Gou pritet të elektrizojë skenën C4.
Shitjet e biletave “Early Bird” tashmë kanë filluar. Mos e humbni mundësinë për të siguruar vendin në festivalin më të madh në rajon.
Klikoni këtu për të blerë biletën tuaj: https://ticketing.festtix.co.uk/events/sunny-hill-festival-2025
(Kosova Sot Online)