
Lexoni edhe:
Kaq e bukur është bërë Egli vetëm për Gjestin
Këngëtarja shqiptare Anita Latifi, e njohur nga formati “DSDS” dhe aktualisht pjesë e spektaklit “Kampf der Realitystars”, ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Fabrice në fshehtësi të plotë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Çifti është bashkë prej gati shtatë vitesh dhe njihen që nga koha e shkollës.
Kaq e bukur është bërë Egli vetëm për GjestinLexoni edhe:
Në një prononcim për BILD, Anita tregon:
“U fejova në prill në Zandvoort (Holandë), në bregdet. Propozimi ndodhi në perëndim të diellit, ishte vërtet romantik. Ishte një surprizë e bukur. Por pas kaq shumë vitesh lidhje, mendoj se ishte momenti i duhur.”
Pas propozimit, nuk kanë humbur kohë: “Donim menjëherë të martoheshim në mënyrë civile. Vetëm me familjen më të afërt. Asnjë nga miqtë tanë nuk e dinte”.
Sipas gazetës gjermane BILD, ceremonia u mbajt fundjavën e kaluar në Schloss Martfeld në Schwelm, një vend i mrekullueshëm dhe privat.
(Kosova Sot Online)