Gjesti paralajmëron hitin e ri që pritet të pushtojë verën 2025

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 09:40
Gjesti paralajmëron hitin e ri që pritet të pushtojë verën 2025

Artisti i njohur dhe fituesi i edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale lansimin e këngës së tij më të re, e cila pritet të jetë një ndër hitet e këtij viti, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Veshu ndrequ, veshu ndrequ, kadale kadale", është fraza që zë vend në refrenin e këngës dhe që tashmë ka filluar të bëhet virale mes ndjekësve të artistit.

 

Kjo është kënga e parë që Gjesti publikon pas triumfit në BBVA, ku ndonëse ka qenë aktiv me koncerte, nuk kishte sjellë materiale të reja muzikore.

Fansat po e presin me padurim rikthimin e tij në tregun muzikor, ndërkohë që pritshmëritë janë të larta dhe zërat për një “super hit vere” tashmë kanë filluar të qarkullojnë.

Behu gati, se hiti i vitit po vjen nga Gjesti.


(Kosova Sot Online)