
Lexoni edhe:
Sonte finalja e Eurovizionit, ja kur përformon Shqipëria
Rita Ora, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj shumëdimensionale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo është nominuar për herë të parë në çmimet prestigjioze Nickelodeon Kids’ Choice Awards, në kategorinë “Favourite Villain” (Antagonistja më e preferuar) për rolin e saj si Queen of Hearts në filmin “Descendants: The Rise of Red”.
Sonte finalja e Eurovizionit, ja kur përformon ShqipëriaLexoni edhe:
Lajmin e bukur e ka ndarë vet këngëtarja me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë nominim si një moment të veçantë dhe të rëndësishëm në karrierën e saj artistike. Për publikun e ri të Nickelodeon, roli i saj si Mbretëresha e Zemrave ka qenë një paraqitje mbresëlënëse, që e bëri Ritën të spikaste në një univers të dashur për adoleshentët dhe fëmijët.
(Kosova Sot Online)