Gjesti: Do të ketë bashkëpunime, por janë surprizë

  • A.P /
  • 19 May 2025 - 07:38
Gjesti: Do të ketë bashkëpunime, por janë surprizë

Artisti i njohur, Gjesti, ka konfirmuar se është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe se shumë shpejt priten këngë të reja, madje ndoshta edhe një album, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një intervistë të fundit, ai u shpreh se nuk do të mungojnë as bashkëpunimet, por preferoi të mos zbulojë detaje: “Do të ketë bashkëpunime, por janë surprizë”, tha ai.

Gjesti u ndal edhe te temat e këngëve të tij, duke theksuar se të gjitha janë për dashuri.

 “Janë dedikime, dikujt edhe diss”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se emocionet personale dhe përvojat jetësore vazhdojnë të jenë frymëzimi kryesor për muzikën e tij.

Sa i përket përvojës së tij në Big Brother VIP Albania, Gjesti e pranoi se loja i mungon dhe se nuk e përjashton mundësinë për t’u rikthyer: “Më mungon shumë loja, do ta përsërisja edhe një herë”, tha ai.

I pyetur për marrëdhënien me Eglin, ai pranoi se koha me të i mungon, por shtoi se jashtë shtëpisë kanë një raport të ndryshëm:“Tani kemi një lloj marrëdhënieje. Të dy jemi të zënë me punë.

Nganjëherë ndahemi, nganjëherë ndreqemi”, u shpreh Gjesti me sinqeritet.

Ndërsa për ish-banorët e tjerë të Big Brother VIP Albania, ai tregoi se nuk mban shumë kontakte dhe u shpreh i habitur që tema e spektaklit ende vazhdon të përflitet: “Nuk e kuptoj pse ata ende po flasin, Bigu ka mbaruar”, tha shkurt.

(Kosova Sot Online)