'Shkodra Elektronike' reagon për herë të parë pasi fituan zemrat e publikut shqiptar

  • A.P /
  • 20 May 2025 - 08:52
'Shkodra Elektronike' reagon për herë të parë pasi fituan zemrat e publikut shqiptar

“Zjerm” e Shkodra Elektronike nuk arriti të triumfonte duke marrë çmimin e madh në Eurovision 2025, por padyshim ajo fitoi zemrat e publikut shqiptar dhe të huaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Juria u tregua dorështrënguar me pikët, por “Zjerm” ashtu si pritej rezultoi ndër këngët më të votuara nga publiku, që i dha plot 173 pikë, duke e nxjerrë në vend të tetë.

 

 “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale duke ndarë në faqen zyrtare një foto, të cilën e kanë shoqëruan me mbishkrimin:

“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”. (Kjo frazë është shkuar në tre gjuhë të ndryshe, italisht, shqip dhe anglisht.)

Kënga përfaqësuese e vendit tonë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Lacaj u shndërrua në hit, theu rekord shikimesh në kanalin zyrtar të Eurovision në Youtube.

Edhe pse nuk sollën trofeun e fitores në Shqipëri, ‘Shkodra Elektronike’ e vendosin vendin tonë në qendër të vëmendjes. Më herët sondazhet dhe mediat e huaja, kryesisht CNN i dhanë fronin Shqipëri për perfomancën më të mirë.

Mes fansave të Zjerm ishte dhe Marko Bosnjaak, përfaqësues i Kroacisë në Eurosong 2025, teksa u bë virale një video e tij që votonte vazhdimisht Shqipërinë.

Image

(Kosova Sot Online)