Ja kujt ia rrëmben fronin Dua Lipa

  • A.P /
  • 21 May 2025 - 10:24
Ja kujt ia rrëmben fronin Dua Lipa

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dua Lipa ka mposhtur në mënyrë të jashtëzakonshme Taylor Swift, duke u shpallur artistja më e transmetuar në radio, televizion dhe hapësira publike në Britani për vitin 2024, dhe duke përfunduar dominimin trevjeçar të Ed Sheeran në vendin e parë.

 

Këngëtarja 29-vjeçare, e njohur për hitet si “Dance The Night” dhe “Levitating”, ka kaluar në krye të listës duke lënë pas këngëtarin e “Shape of You”, Ed Sheeran, i cili këtë vit renditet në vendin e tretë, ndërsa Taylor Swift mban pozitën e dytë.

 

Dua kishte arritur më parë të kryesonte këtë listë edhe në vitin 2020, sipas të dhënave të përpiluara nga kompania britanike e licencimit të muzikës Phonographic Performance Limited (PPL).

Në një reagim për këtë arritje, Dua Lipa u shpreh: “Është një nder i madh të shpallem artistja më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar për herë të dytë. Viti 2024 ishte i jashtëzakonshëm dhe jam thellësisht mirënjohëse për gjithë ata që kanë përkrahur muzikën time në radio, televizion dhe ambiente publike në të gjithë vendin”.

Hiti i saj i vitit 2018, “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, mbetet kënga e saj më e transmetuar, me një mesatare prej 55 transmetimesh në ditë.

Image

(Kosova Sot Online)