
Lexoni edhe:
Kiara Tito zbulon projektin e ri
Grupi i mirënjohur shqiptar Elita 5 ka rrëmbyer çmimin e madh në edicionin e 22-të të spektaklit “Netët e Klipit Shqiptar”, me videoklipin e këngës “Natën e mirë”, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Vokalisti i grupit, Arif Ziberi, falënderoi jurinë për vlerësimin dhe i dedikoi suksesin publikut shqiptar, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre ndër vite.
Kiara Tito zbulon projektin e riLexoni edhe:
Klipi u vlerësua si më i miri në të gjithë komponentët teknikë dhe artistikë, duke fituar gjithsej 7 kupa, përfshirë regjinë, kamerën, montazhin dhe interpretimin.
Ceremonia u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, duke shënuar rikthimin e ngjarjes në kryeqytet pas 7 vitesh, pasi edicionet e mëparshme ishin organizuar në Ulqin.
“Netët e Klipit Shqiptar” mbetet një nga ngjarjet më prestigjioze për industrinë muzikore shqiptare, duke promovuar artistët dhe standardin vizual të videoklipeve moderne.
(Kosova Sot Online)