Shkurte Fejzën dhe Shyhrete Behlulin pas shumë vitesh i bashkon Mushtishti

  • A.P /
  • 22 May 2025 - 08:40
Shkurte Fejzën dhe Shyhrete Behlulin pas shumë vitesh i bashkon Mushtishti

Një takim i rrallë dhe simbolik ka ndodhur në Mushtisht, me rastin e përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Afërdita”, ku u panë për herë të parë pas shumë vitesh në të njëjtin vend dy prej emrave më të njohur të muzikës popullore shqiptare: Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Suharekës dhe në praninë e kryetarit Bali Muharremaj, të ftuara ishin edhe këngëtarja Remzie Osmani dhe figura të tjera të njohura të artit dhe kulturës. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte prania e njëkohshme e dy këngëtareve, të cilat për vite me radhë janë përfolur për një raport të ftohtë mes tyre.

Gjatë prerjes simbolike të shiritit, Behluli dhe Fejza qëndronin shumë pranë njëra-tjetrës, por pa asnjë shenjë komunikimi  as përqafim, as përshëndetje. Një heshtje që, për shumë të pranishëm, zhurmoi më shumë se çdo fjalë.


Kujtojmë se marrëdhënia e tensionuar mes dy zonjave të skenës ka qenë subjekt spekulimesh për më shumë se një dekadë. Në një intervistë të vitit 2014, Fejza u pyet nëse kishte ndonjë raport me Behlulin, por zgjodhi të mos komentonte. Ndërsa Behluli, në deklarata të mëhershme, ka thënë:

“Ka pasur kolege me të cilat nuk kemi pasur marrëdhënie të ngushta, por kjo nuk do të thotë se ka ndonjë armiqësi. Thjesht rrugët ndahen.”

Image

(Kosova Sot Online)