Kush i largoj këngët e vjetra të Gjestit nga YouTube?

  • A.P /
  • 12 June 2025 - 10:25
Kush i largoj këngët e vjetra të Gjestit nga YouTube?

Hitet e Gjestit si “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia” janë zhdukur krejtësisht nga YouTube, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Fansat kanë nisur t’i bëjnë pyetje të njëpasnjëshme këngëtarit në rrjetet sociale, duke kërkuar sqarime për mungesën e projekteve që dikur dominonin.

Sipas burimeve nga menaxhmenti, këngët ishin nën menaxhimin e Samed Poterës, por tani janë hakuar dhe janë fshirë nga platformat online. Puna për rikthimin e tyre ka nisur, por ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij ‘sulm’ misterioz.

Image

(Kosova Sot Online)