Bebe Rexha publikon foto me bikini nga Spliti

  • A.P /
  • 12 June 2025 - 13:27
Bebe Rexha publikon foto me bikini nga Spliti

Bebe Rexha, ka zgjedhur këtë verë të kalojë pushimet në Ballkan, duke u kthyer më afër rrënjëve të saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi ku shihet duke shijuar ditët e nxehta verore në brigjet e Kroacisë, më saktë në qytetin e bukur të Splitit.

 

Në këto imazhe, Bebe Rexha shfaqet në shoqërinë e familjarëve dhe pjesëtarëve të stafit të menaxhmentit të saj, duke përjetuar momente relaksi dhe argëtimi larg skenave të koncerteve dhe xhirimeve.

Fotografitë me bikini nuk munguan, teksa artistja e njohur për hitin “I’m A Mess” nuk heziton të tregojë linjat e saj trupore, duke shfaqur besimin dhe stilin e saj unik.

Ky vizitë në Ballkan nuk është vetëm një rast për pushim, por edhe një mënyrë për të qenë më pranë vendit të origjinës së saj.

Bebe Rexha vjen nga një familje shqiptare nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo periudhë pushimi duket se i jep mundësinë të rilidhet me rrënjët e saj kulturore dhe familjare.

Image

(Kosova Sot Online)