Dua Lipa konfirmon fejesën

  • A.P /
  • 13 June 2025 - 10:23
Dua Lipa konfirmon fejesën

Dua Lipa ka konfirmuar në një intervistë se është fejuar me të dashurin e saj Callum Turner, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Thashethemet se çifti ka ndërmarrë hapin tjetër në lidhjen e tyre dolë kur këngëtarja e famshme pozoi në rrjetet sociale dhjetorin e kaluar, duke mbajtur një unazë mahnitëse.

 

"Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese", tha ylli botëror për British Vogue.

Ajo madje zbuloi se unaza e fejesës u dizenjua pasi Turner u konsultua me shoqet e saj më të mira dhe motrën e saj. 

"Jam shumë e emocionuar. Është mirë të dish që personi me të cilin do të kalosh jetën të njeh kaq mirë", tha ajo.

Për momentin, çifti po shijon fejesën e tyre, pa filluar ende përgatitjet për dasmën. "Dua të përfundoj turneun tim, Calum është kthyer, kështu që thjesht po e shijojmë këtë kohë.

Nuk kam qenë kurrë nga ato që mendojnë për martesë ose ëndërrojnë se çfarë lloj nuseje do të jem. Dhe tani papritmas them: 'Oh, çfarë do të vesh?'", komentoi ajo.

Ajo tha po ashtu në intervistë se sapo u fejua, e kuptoi vërtet se çfarë do të thoshte ky vendim. 

"Vendimi për t'u plakur së bashku, për të imagjinuar një jetë së bashku dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë - është një ndjenjë vërtet e veçantë", tha ajo.

Marrëdhënia e Dua Lipës dhe Callum Turner bëri bujë për herë të parë në janar 2024, kur u panë së bashku në një festë pas premierës së serialit "Masters of Air" në Londër, në të cilin aktori 35-vjeçar luan.

Që atëherë, ata janë shfaqur shpesh së bashku në darka dhe evente publike.

Në korrik 2024, Lipa e bëri zyrtare marrëdhënien e tyre me një postim në Instagram, duke ngarkuar dy fotografi të buta nga Glastonbury, ku performoi drejtpërdrejt.

Image

(Kosova Sot Online)