Noizy reagon pas arrestimit në Zvicër: Një keqkuptim i rëndë

  • A.P /
  • 11 July 2025 - 08:15
Noizy reagon pas arrestimit në Zvicër: Një keqkuptim i rëndë

Noizy ka reaguar pas arrestimit të tij të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në profilin e tij në rrjetet sociale, ai ka sqaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim dhe se është kthyer tashmë.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore.

Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, shkroi ai.

Image


(Kosova Sot Online)