Armend Rexhepagiqi nderohet me simbolin e kryeqytetit 'Hyjneshën në fron'

  • A.P /
  • 19 July 2025 - 09:18
Armend Rexhepagiqi nderohet me simbolin e kryeqytetit 'Hyjneshën në fron'

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e nderojë me simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në fron” artistin e njohur Armend Rexhepagiqi në shenjë nderimi për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Rexhepagiqi këtë të shtunë promovon ‘Dashni e vjetër’

Një nga emrat ikonikë të skenës muzikore vendore, Armend Rexhepagiqi, këtë të shtunë, si pak herë, ngjitet në skenë për koncertin e tij.

“Dashni e vjetër” e ka quajtur Rexhepagiqi mbrëmjen muzikore që do të mbahet në Prishtinë, e cila do të jetë edhe moment promovimi i albumit të ri, po me këtë emërtim.

Krahas krijimtarisë muzikore tashmë të njohur, kantautori shqiptar do t’i japë zë edhe këngëve të reja, pikërisht nga ky album: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”, më 19 korrik te Pallati i Rinisë.

Image

(Kosova Sot Online)