Pasi e provoi katër herë Jennifer Lopez vendos: Nuk martohem më

  • A.P /
  • 19 July 2025 - 11:07
Pasi e provoi katër herë Jennifer Lopez vendos: Nuk martohem më

Jennifer Lopez nuk ka ndërmend të martohet sërish, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë koncertit të saj në Bilbao të Spanjës, më 15 korrik, në kuadër të turneut të saj veror “Up All Night”, ajo iu përgjigj një pankarte në publik ku shkruhej: “J Lo, a do të martohesh me mua?”.

 

“Besoj se e kam mbyllur këtë kapitull,” u shpreh këngëtarja para audiencës, sipas një videoje të shpërndarë në rrjetin X nga një fans. “E kam provuar disa herë”.

Lopez u martua për herë të parë në vitin 1997 me aktorin Ojani Noa, por çifti u nda pas një viti. Në vitin 2001, ajo u martua me Cris Judd dhe u ndanë në vitin 2003. Më pas, në vitin 2004, u martua me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë binjakë, Emme dhe Max, sot 17 vjeç. Kjo martesë përfundoi në vitin 2014.

Në vitin 2017, Jennifer nisi një lidhje me ish-lojtarin e bejzbollit Alex Rodriguez dhe u fejuan në vitin 2019, por u ndanë në vitin 2021.

Po atë vit, ajo riktheu lidhjen me aktorin Ben Affleck, me të cilin kishte qenë e fejuar më parë në periudhën 2002-2004. Çifti u martua në vitin 2022 në Las Vegas dhe më pas organizuan një ceremoni martesore në Georgia. Megjithatë, Lopez kërkoi divorcin pas dy vitesh dhe ndarja u finalizua në janar të vitit 2025.

Image

(Kosova Sot Online)