Albina e bën 'horë' Egli Takon pasi e përdhosi këngën 'Mora Fjalë' duke e kënduar në brekë

  • A.P /
  • 22 July 2025 - 12:06
Albina e bën 'horë' Egli Takon pasi e përdhosi këngën 'Mora Fjalë' duke e kënduar në brekë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka nxitur reagimin e fortë të këngëtares Albina Kelmendi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pamjet tregojnë Egli Tako teksa interpreton këngën e njohur patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në mënyrë që është konsideruar e papërshtatshme për natyrën e këngës.

 

Albina, e tronditur nga ajo që pa, ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke shprehur haptazi indinjatën: “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

Videoja, e shoqëruar edhe me një koment sarkastik, thotë: “Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e kënduar në brekë”.

Image


(Kosova Sot Online)