Egli Tako ndez rrjetin me thirrjet në Drenicë: Serbi, Serbi...

  • A.P /
  • 29 July 2025 - 07:54
Egli Tako ndez rrjetin me thirrjet në Drenicë: Serbi, Serbi...

Këngëtarja shqiptare Egli Tako ka bërë bujë të madhe pas koncertit të saj në Drenicë, ku një moment provokues ka pushtuar rrjetet sociale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në hyrje të performancës, e mbështjellë me flamurin kombëtar, Egli nisi thirrjen “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin “Të q*fsha motrën!”. Ky shkëmbim u përsërit disa herë dhe u filmua nga të pranishmit, videot e të cilave u shpërndanë masivisht në TikTok dhe Instagram, duke nxitur reagime të ndryshme.

Pas këtij momenti, ajo vazhdoi me këngën patriotike “A vritet pafajësia”, duke përfunduar koncertin me duartrokitje nga publiku.

Ky eveniment vjen pak kohë pasi Egli u përfshi në debat për veshjen e saj në interpretimin e këngës “Mora fjalë”, e cila u kritikua nga disa ndjekës si e papërshtatshme.

 

(Kosova Sot Online)