
Lexoni edhe:
Ja me kënd dëshiron të takohet Bleona Qereti
Këngëtari i njohur Gjesti po vazhdon me një ritëm të lartë koncertesh duke mos ndaluar për asnjë moment, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Ja me kënd dëshiron të takohet Bleona QeretiLexoni edhe:
Megjithatë, mes këtij intensiteti, ai ka vendosur të rikthehet për pak çaste qetësie në vendlindjen e tij Pavlan, fshati që e ka përmendur vazhdimisht gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania.
Si një shpirt i lirë dhe gjithmonë me sens humori e provokimi, Gjesti ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga krevati i tij në shtëpinë e fëmijërisë, duke shoqëruar postimin me një porosi thumbuese që ka ndezur komentet në rrjete sociale.
"no pressure" ka shkruar ai.
Fansat menjëherë kanë filluar të spekulojnë se për kë mund të jetë mesazhi.
Ajo që mbetet e sigurt është se Gjesti vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuar të momentit qoftë në skenë por edhe në jetën e përditshme.
(Kosova Sot Online)