'Hallakatet' G Bani: 'Juve kosovarëve iu kanë shtypë e tash doni me i shtypë tjerët'

  • A.P /
  • 07 August 2025 - 09:36
'Hallakatet' G Bani: 'Juve kosovarëve iu kanë shtypë e tash doni me i shtypë tjerët'

G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi i është anuluar koncerti në Drenas dhe i është ngritur një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë nga festivali tradicional “Muaji i Mërgatës”, me akuzën për nxitje të përçarjes kombëtare dhe gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Nuk e kisha besu që ka kaq shumë racizëm nga shqiptarët e Kosovës, po ta dija këtë nuk më kishte hangër k*ri në 1999 me bërtit nëpër Greqi e nëpër çdo ku më është dhënë rasti, jo Kosova jo Kosova, nuk e kam bë për disa bo** q** të Kosovës që mezi presin të flasin për shqiptarët e Shqipërisë, por e kam bë për dashurinë që më ka mësuar babai im për Kosovën,” u shpreh G Bani në video.

Ai i quajti “maskarenj” ata që komentuan se G Bani ka nevojë të bëjë koncert në Kosovë.

“Iu kanë sh*k** r**t, iu kanë shtyp e tash doni me shtyp tjerët,” shtoi më tej këngëtari.

(Kosova Sot Online)