
Lexoni edhe:
Egla ndan lajmin prekës për gjendjen e nënës së saj
Lady Gaga ka triumfuar në listën e nominimeve për MTV Video Music Awards 2025, duke i dhënë fund dominimit disa-vjeçar të Taylor Swift, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gaga kryeson me 12 nominime, përfshirë ato për Këngën më të mirë, Videon më të mirë, dhe Albumin më të mirë. Ajo është gjithashtu e nominuar në kategori teknike si Regjia më e mirë, Koreografia, Montazhi, dhe Efektet Vizuale.
Egla ndan lajmin prekës për gjendjen e nënës së sajLexoni edhe:
Në kategorinë prestigjioze Artisti i Vitit, Gaga do të përballet me emra të mëdhenj të muzikës botërore si Bad Bunny, Kendrick Lamar, Morgan Wallen, The Weeknd, si dhe me dy ikonat e popit, Beyoncé dhe Taylor Swift.
Beyoncé dhe Taylor Swift janë aktualisht të barabarta në historinë e këtyre çmimeve, secila me 30 trofe, një rekord absolut për MTV VMA.
Të dyja janë nominuar vetëm në kategorinë “Artisti i Vitit” këtë vit dhe fitorja e njërës prej tyre do ta shpallte automatikisht si artisten më të vlerësuar ndonjëherë në historinë e çmimeve MTV Video Music Awards.
(Kosova Sot Online)